‘Kariusi spanjoll’ – De Gea shkatërrohet nga mediat dhe tifozët

‘Kariusi spanjoll’ – De Gea shkatërrohet nga mediat dhe tifozët

Barcelona e eliminoi mbrëmë Manchester United nga Liga e Kampionëve.

Ndeshja e parë ishte fituar nga Barcelona 1 me 0, ndërsa ajo e dyta që u zhvillua mbrëmë përfundoi, 3:0.

Manchester United kishte një mbrëmje të tmerrshme në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, gjersa David de Gea ishte fytyra më tragjike, përcjell lajmi.net.

Portieri spanjoll madje është krahasuar edhe me portierin e Liverpoolit, Loris Karius, pasi ky i fundit bëri disa gabime amatoreske në finale e Ligës së Kampionëve në edicionin e kaluar ndaj Real Madridit.

De Gea nuk ishte në natën e tij, gjersa edhe tifozët kanë shprehur pakënaqësitë ndaj tij, duke thënë se ai nuk është portieri më i mirë në botë. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS