Katastrofë për Napolin, s’e transferon as Jamesin e as Fekirin

Katastrofë për Napolin, s’e transferon as Jamesin e as Fekirin

23:03 |

Napoli mund të jetë jashtë garës për James Rodriguez dhe Nabil Fekir nëse lajmet e fundit duhet të besohen.

James ka qenë prej kohësh në shënjestrën e Napolit në dritaren e transferimit të verës, por pamundësia e tyre për të mbyllur një marrëveshje me Real Madridin e ka lejuar Atleticon të përfshihet.

Rrjedhimisht, gazetari i Habla Deportes dhe Radio Caracol Juan Salvador Barcera ka cicëruar se 28-vjeçari do të bëhet lojtar i Atleticos, transmeton lajmi.net.

Kjo u pasua shpejt nga CalcioNapoli24, që shpjegoi se skuadra e Diego Simeones ka pranuar të paguajë 40 milionë euro plus bonuse për mesfushorin përpara se kolumbiani t’i nënshtrohet testeve mjekësore dhe të nënshkruaj kontratë pesë-vjeçare.

Sa i përket Fekir, i cili u shfaq vetëm si një alternativë pas dështimit me James, Mohamed Bouhafsi i RMC Sport po pretendon se francezi i ka kërkuar Olympique Lyonit të arrijë një marrëveshje me Real Betis.

Burimet italiane ende nuk kanë konfirmuar vërtetësinë e të dy lajmeve, edhe pse korrespondenti i Partenopeit, Carlo Alvino, e mban Jamesin ende të lidhur me Napolin. /Lajmi.net/ 

autor: Lajmi.net

23:12 |

TAGS