Katër derbit që duhet t’i shikoni patjetër sot

Katër derbit që duhet t’i shikoni patjetër sot

Dita e shtunë sjellë disa ndeshje futbolli për t’u mos u humbur.

Gjitha ligat evropiane të futbollit kanë hyrë në fazën më të rëndësishme të tyre, ku përcaktohen kampionët dhe skuadrat që do kalojnë në nivele më të ulëta për sezonin tjetër.

Gjithçka fillon me Premierligën, ku Tottenham takohet me rivalët e West Ham United. Skuadra e Mauricio Pochettinos do të kërkojë fitoren, në garën për Ligën e Kampionëve.

Në Bundesligën gjermane, me fillim nga ora 15:30, zhvillohet derbi i madh mes Borussia Dortmundit dhe Schalkes.

Në La Liga sot mund të vendoset titulli për këtë sezon.

E gjitha që duhet të bëjë Barcelona, është të fitojë në ‘Camp Nou’ kundër Levantes, në ndeshjen që fillon nga ora 20:45.

Serie A, këtë javë ka rezervuar derbin e madh italian mes Interit dhe Juventusit.

Juventus tashmë është emëruar kampion në Serie A, ndërsa Inter vazhdon të kërkojë pikë për të mbetur në zonën e Ligës së Kampionëve.

13:30|Tottenham – West Ham United

15:30| Dortmund – Schalke

20:30| Inter – Juventus

20:45| Barcelona – Levante

/Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS