Katër kombëtare tjera sigurojnë Euro 2020

Katër kombëtare tjera sigurojnë Euro 2020
9:01 | 15 Nentor 2019

Të enjten mbrëma edhe katër skuadra tjera kanë siguruar kualifikimin në Euro 2020.

Kombëtarja e Çekisë do të jetë në mesin e 24 shteteve pjesëmarrëse në Euro 2020, pas fitores 2:1 ndaj Kosovës.

Përveç Çekisë, nga grupi A një vend në Euro 2020 e ka siguruar edhe Kombëtarja e Anglisë, që mposhti 7:0 Malin e Zi.

Në Euro 2020 do të jenë edhe Franca me Turqinë.

‘Gjelat’ kanë mposhtur 2:1 Moldavinë, ndërsa Turqisë i ka mjaftuar një barazim 0-0 me Islandën./Lajmi.net/

TAGS