Katër raste të rënda të gripit po trajtohen në QKUK

Katër raste të rënda të gripit po trajtohen në QKUK

Stina e pranverës po ofron dhe me atë edhe gjendja alarmante gripit sezonal në Kosovë ka kaluar.

Vetëm në javët e para të muajit mars ka pasur rënie të dukshme të të sëmurëve me influencën A. Kështu të paktën thonë drejtuesit e tri klinikave në QKUK.

Drejtori i Klinikës Infektive, Hamdi Ramandani tha se deri më tani janë rreth 25 të trajtuar, ku katër prej tyre në gjendje më të rëndë.

“Këto dy javët e fundit, sidomos javën e fundit, të këtij muaji kemi një rënie të sëmundjes epidemike të gripit. Ne shpresojmë që javën që vjen ajo do të ulet, të kemi rënie të valës epidemike”, tha ai për televizionin publik.

Rukije Mehmeti drejtoreshë e Klinikës së Pulmologjisë ka thënë se “është shumë e rëndësishme sepse tek ne, ekziston ajo që kur sëmuret dikush të vrapojmë dhe ta vizitojmë në shtëpi. Mirëpo, është mirë që të mos ketë dyndje të njerëzve në kohën e virusit”.

TAGS