Katër ritualet e mëngjesit që do t’jua ndryshojnë jetën

Katër ritualet e mëngjesit që do t’jua ndryshojnë jetën

Për ta filluar ditën në mënyrën  më të mirë të mundshme, ju duhet t’i adoptoni disa shprehi.

Telegrafi ju sjell disa rituale të mëngjesit të cilat në shikim të parë mund të duken të vështira, por nëse iu përmbaheni, ju do t’i vëreni rezultatet.

Zgjohuni herët
Hulumtimet e kryera te njerëzit e suksesshëm tregojnë se 90 për qind prej tyre zgjohen para orës 6:00.

Kjo mund të tingëllojë si gjë e tmerrshme, por sa më herët të flini në mbrëmje, aq më herët zgjoheni në mëngjes. Produktiviteti varet nga ajo se sa herët zgjoheni.

Fillojeni ditën duke ushtruar
Mëngjesi është koha ideale për të ushtruar. Motivimi juaj le të jenë individët e suksesshëm, si Mark Zuckerberg-u apo Barack Obama, të cilët asnjëherë nuk i shmangin ushtrimet e mëngjesit.

Nëse njerëzit e tillë gjejnë kohë për ushtrime fizike, kjo do të thotë se ato janë shumë të rëndësishme.

Ushqehuni mirë
Harroni kornfleksat dhe përgatitjani vetes një shujtë të mëngjesit të mbushur me proteina. Sado të zënë që të jeni, gjithmonë hajeni shujtën e mëngjesit sepse ju jep energjinë e nevojshme për ta filluar ditën.

Caktoni prioritetet ditore
Orët e qeta të mëngjesit janë periudha ideale për t’u përqendruar në projektet e rëndësishme pa ju penguar dikush. /Telegrafi/