Katër vdekje misterioze, ylli i Man Utd largohet nga hoteli

Katër vdekje misterioze, ylli i Man Utd largohet nga hoteli
13:32 | 12 Qershor 2019

Mbrojtësi i Manchester United, Marcos Rojo, duhej të largohej nga një hotel në Republikën Domenikane pas një sërë vdekjesh misterioze në ishullin Karaibe.

Robert Bell Wallace, 67 vjeç, ishte pushuesi i katërt që kishte vdekur në Republikën Domenikane në dy muajt e fundit.

Ai kishte qëndruar në hotelin luksoz Hard Rock & Casino në Punta Cana, transmeton lajmi.net.

Rojo kishte postuar shumë foto në Instagram duke shijuar pushimet me familjen e tij në hotel pas përfundimit të sezonit.

Mbrojtësi pritet gjerësisht të largohet nga United këtë verë, pasi Ole Gunnar Solskjaer po përgatit revolucion për skuadrën e tij.

Rojo nuk dinte asgjë për vdekjet në ishull para se të mbërrinte, dhe tani ai dhe familja e tij janë larguar, sipas The Sun.

Turisti amerikan Bell Wallace u sëmur pasi piu një pije nga ‘mini-bari’ i hotelit më 11 prill, thotë raporti. Ai vdiq në spital tre ditë më vonë.

Tre turistë të tjerë amerikanë u gjetën të vdekur në dhomat e tyre në një hotel tjetër në ishullin Karaibe në fund të majit.

Miranda Schaup-Werner, 41 vjeç, nga Pensilvania, vdiq më 25 maj pasi kishte marrë një pije nga ‘mini-bari’ në Bahia Principe La Romana.

Pesë ditë më vonë, Edward Holmes, 63 vjeç dhe Cynthia Day, 49 vjeç, një çift i fejuar nga Maryland u gjetën gjithashtu të vdekur në dhomën e tyre në të njëjtën vendpushim.

Autoritetet Domenikane thanë se ekzaminimet post mortore zbuluan se të katër turistët vdiqën nga shkaqe natyrore – krejtësisht e çuditshme dhe arsyeja kryesore pse ylli argjentinas u detyrua të largohet më herët nga pushimet. /Lajmi.net/

[embedded content]

TAGS