Katër vjet pa Dr.Florin, përkujtohet me mall nga bashkëshortja dhe miqtë e tij të skenës

Producenti dhe këngëtari i njohur shqiptar, Dr.Flori, u nda nga jeta katër vite më parë.

Ai la prapa një karrierë të bujshme në muzikë, teksa u nda nga jeta në moshë të parakohshme, si shkas i mbidozës.

Dr.Flori la të pikëlluar shumë fansa, muzikantë, miqtë, por më së shumti familjen e tij: bashkëshorten dhe dy fëmijët.

Lexo po ashtu:

Sot, pas katër vitesh, mungesa e tij vazhdon të ndjehet dukshëm, teksa shumë prej njerëzve të tij më të afërt, kanë vendosur që ta kujtojnë atë përmes rrjeteve sociale.

Ishte këngëtari Landi Hysa, një nga pjesëtarët e “West Side Family”, ai i cili publikoi një fotografi të mikut të tij të ndjerë në rrjetin social Instagram, ku kishte shkruar thjeshtë Dr.Flori.

Ndërkohë, moderatori i njohur, Turjan Hyska, vendosi që në Instagram të publikojë një video, ku kishte përpunuar të gjitha daljet e Dr.Florit në intervista, në veçanti momentet ku shfaqej duke qeshur.

“Jeta shkon… Keshtu ka qene e keshtu do jete gjithmone por ti e pate lluksin ta ndaloje kohen per te gjithe ne kater vite me pare…. Se ti sje si te tjeret, ti ke qene, je dhe do mbetesh DR FLORI”, ka shkruar Hyska në Instagram.

Ndërkohë, imazhin më prekës e publikoi bashkëshortja e të ndjerit, Blerina Lecini, e cila ndau me ndjekësit në Instagram një fotografi të bashkëshortit të ndjerë, ku shfaqej bashkë me dy fëmijët që ka lënë pas.

“Sot 4 vjet pa babin, Dashuria e babait do jetë gjithmonë me ne”, janë fjalët e saj. /Telegrafi/

TAGS