Alsat 2019-08-21T17:17:41+02:00
Pas bastisjesh disa orëshe dhe konfiskimit të disa mobiljeve dhe materialeve në shtëpinë e saj në Kozle, Katica Janev ka arritur në Gjykatën Penale, ku gjykatësi i procedurës paraprake do të vendos në lidhje me kërkesën e PTHP-së për paraburgimin e saj.
Janeva ishte arrestuar sot pasdite nga ku u dërgua në PSP, ku policia kreu bastisja. Më pas Janeva u kthye sërish në shtëpinë e saj në Kozle nën shoqërimin e policisë nga ku u nis për në Gjykatën Penale.
Prokuroria Themelore Publike kërkon paraburgimin e Janevës për shkak se ajo dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare për përfitime personale në rastin “Reket”.