KATRUGALOS: Respektimi i Marrëveshjes së Prespës, tashmë kusht për të ardhmen evropiane

KATRUGALOS: Respektimi i Marrëveshjes së Prespës, tashmë kusht për të ardhmen evropiane

Shefi i Diplomacisë greke, Jorgos Katrugalos konsideron se përmendja e Marrëveshjes së Prespës  në konkluzionet e Këshillit të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së është e rëndësishme për Greqinë, sepse respektimi i marrëveshjes në tërësi “tashmë është kusht për fqinjët të kenë të ardhme në Evropë”.

Në emisionin debatues të televizionit shtetëror grek ERT,  mbrëmë vonë,  ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë  i ka komentuar konkluzionet  si për Turqinë dhe Shqipërinë, ashtu edhe për Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

“E rëndësishme është marrëveshja e Prespës sepse e tregon atë që gjithmonë  e kemi thënë se Prespa, përveç që e zgjodhi  kontestin e hidhur mes dy popujve,  pikërisht për atë që tani  qartë lidhet  me procesin  integrativ të fqiut na garanton se ndonjë qeveri tjetër në vend të asaj të tanishme,  e cila dëshiron ta zbatojë marrëveshjen, nuk do të mund të kthehet prapa në atë të kaluar  të errët nacionaliste, pikërisht  sepse respektimi i marrëveshjes së Prespës në tërësi  tashmë është kusht që të kenë  të ardhme në Evropë”, tha Katrugalos për ERT duke i komentuar konkluzionet e Këshillit të ministrave të Punëve të Jashtme nga BE-ja.