Katy Perry bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë Daisy Dove

Katy Perry bëhet nënë për herë të parë, vjen në jetë Daisy Dove

Këngëtarja Katy Perry është bërë nënë për herë të parë. Ajo dhe partneri i saj, Orlando Bloom u bënë prindër të një vajze të cilën e pagëzuan me emrin Daisy Dove.



Çifti e ka konfirmuar lajmin për UNICEF, organizatën për të cilën ata shërbejnë si ambasadorë bamirësie. “Ne jemi kaq të lumtur nga ardhja në jetë e vajzës tonë. Gjithashtu ne e dimë që jemi me fat, pasi jo të gjithë mund të kenë një eksperiencë lindjeje kaq paqësore sa ishte e jona.”, është shprehur çifti për UNICEF.

Çifti ka krijuar një faqe për donacione për të shënuar lindjen e vogëlushes së tyre, dhe paratë e mbledhura do të shkojnë në ndihmë të nënave të reja.

TAGS