Kawhi Leonard, lojtari i momenteve vendimtare – statistikë fenomenale e ‘Klaw’

Kawhi Leonard, lojtari i momenteve vendimtare – statistikë fenomenale e ‘Klaw’
17:42 | 8 Nentor 2019

Kawhi Leonard po vazhdon me paraqitje fantastike edhe me fanellën e Los Angeles Clippers.

Leonard njihet si një nga lojtarët që gjithmonë del në skenë në momentet vendimtare të ndeshjes, pra në minutat e fundit.

Zanatin që e kishte tek San Antonio Spurs dhe tek skuadra e Toronto Raptors, Leonard po e vazhdon edhe në LA, me Clippers.

‘The Klaw’ është lojtari që prinë ligën e NBA për pikët e shënuar në qerekun e katërt të lojës, përcjell lajmi.net.

Gjatë shtatë ndeshjeve, Kawhi ka regjistruar 13.5 pikë për ndeshje, gjatë qerekut të katërt.

Kawhi Leonard do të synojë titullin e dytë radhazi, këtë vit me Clippers, pas triumfit me veriorët e Raptors. /Lajmi.net/

TAGS