4 August 2018 / 13:36
Komisioni Evropian, ka reaguar ndaj fjalimit të presidentit Gjorge Ivanov gjatë shënimit të Ilindenit në Meçkin Kamen, ku kreu i shtetit deklaroi se nuk e mbështet marrëveshjen me Greqinë për emrin.
“Presim nga gjitha forcat politike të luajnë rol konstruktiv në përkrahjen e qëllimit të përbashkët strategjik të integrimit evropian dhe të sigurojnë implementimin e marrëveshjes. Ka më shumë hapa që duhet të ndërmerren të në dyja vendet, që marrëveshja të bëhet përfundimtare. siç thamë do t’i mbështesim këto hapa sa më mirë që mundemi”, thuhet në përgjigjen e KE-së. Brukseli kërkon qytetarët të marrin pjesë në referendum dhe të shfrytëzojnë të drejtat e tyre qytetare, pasi ky është “moment i rëndësishëm për të ardhmen e vendit”- thuhet në reagimin e Komisionit Evropian.
Përndryshe Presidenti Ivanov në festën e Ilindenit u paraqit para qytetarëve me një fjalim të ashpër kundër pushtetit. Ai ashpër kundërshtoi Marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit, e cila sipas Ivanovit, e ridefinon shtetin dhe e nënshtron atë ndaj Greqisë si dhe e fshin identitetin dhe historinë maqedonase.