“Ke vjedhur ndonjëherë”? Bes Kallaku e pranon hapur lidhjen me “skifterin” e rolit

“Ke vjedhur ndonjëherë”? Bes Kallaku e pranon hapur lidhjen me “skifterin” e rolit

E kemi dëgjuar shpesh që aktori i humorit Bes Kallaku përmend fjalën “skiftera”. Madje edhe roli kryesor në filmin e tij “Falco” është i një “skifteri”, që kryen vjedhje në shtetin italian. Megjithatë, Bora Zemani është bërë kurioze dhe i ka drejtuar një pyetje të drejtpërdrejtë aktorit të humorit. “Ke vjedhur ndonjëherë që ishe aq mirë në atë rol”? – është pyetja që moderatorja i ka bërë Bes Kallakut. “Përveç që i kam vjedh zemrën Xhensilës, vjedhje tjetër të bujshme nuk kam bërë, por kemi vjedhur ndonjë pulë, kemi vjedhur ndonjë shalqi, ndonjë kumbull në fshat nga këto vjedhjet e vogla, vjedhjet e bardha, kurse vjedhje të mëdha nuk na u ka dhënë rasti”, – është përgjigjur aktori Kallaku mes të qeshurave.





TAGS