Kean do t’i bashkohet Evertonit gjatë vikendit

Kean do t’i bashkohet Evertonit gjatë vikendit
21:00 | 2 Gusht 2019

Një nga talentët më premtues në futbollin italian, Moise Kean, është afër transferimit në Premierligë.

Lojtari ofensiv i skuadrës së Juventus, Kean, do të niset neser drejt Liverpulit, për të kompletuar testet mjekësore tek skuadra e Everton.

‘Sky Sport Italia’ raporton se e shtuna do të jetë dita kur Kean do të vë firmën e tij mbi kontratën e Everton, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi i Italisë do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare, të vlefshme prej 3 milionë eurove për vit, plus bonuset bazuar në paraqitjet e tij.

Juventus do të sigurojë 30 milionë euro nga transferimi i Kean, i cili sezonin e kaluar mrekulloi të gjithë me paraqitjet e tij. /Lajmi.net/

TAGS