Keira Knightley tregon se kishte probleme mendore kur ishte në të njëzetat

Keira Knightley tregon se kishte probleme mendore kur ishte në të njëzetat

Keira Knightley është përfolur se ende po vuan shkaku i ndarjes nga i dashuri në moshën 22-vjeçare.

Aktorja zbuloi se bota e saj u rrënua kur ishte 22 vjeçare duke folur për marrëdhënien me bashkëshortin, James Rightonin.

Artistja 33-vjeçare ka zbuluar detaje rreth betejës me shëndetin mendor gjatë asaj kohe.

Keira Knightley dhe James Righton

“Duke e kthyer mbrapsht, gjithë periudhën midis moshës 19 dhe 23 vjet ishte e turbullt. Nuk e mbaj mend atë sepse mendoj se mekanizmat e mia të përballimit ishin mbyllur. Bota ime ‘përfundoi’ kur isha 22 vjeçare. Gjithçka pushoi së punuari tek unë dhe ndjeva sikur të isha bërë copë e grimë; sikur truri im të ishte shkatërruar”, tha ajo.

Aktorja e “Dominos” vazhdoi të zbulojë se u largua nga karriera artistike në një orvatje për të ndihmuar gjendjen e saj mendore.

Lexo po ashtu:

“Kam kaluar një vit duke udhëtuar anembanë botë. Ishte një pikëpyetje shumë e madhe nëse do të kthehesha në punë, por gjithmonë e kam dashur aktrimin. Trupi im po ndryshonte dhe as nuk e dija se si ndihesha”, tha Keira.

Duke reflektuar në kohën e saj të vështirë dhe pas shumë terapive, Keira ia kishte arritur qëllimin dhe së fundi është duke xhiruar projekte të reja filmike. /Telegrafi/

TAGS