Kejt Meri Bërns, ambasadorja e re e SHBA-ve në Maqedoni

Kejt Meri Bërns, ambasadorja e re e SHBA-ve në Maqedoni

Presidenti amerikan Donald Tramp propozoi Kejt Meri Bërns për ambasadore të SHBA-së në Maqedoni. Ajo duhet ta zëvendësojë ambasadorin aktual Xhes Bejli. Sipas Shtëpisë së Bardhë, Meri Bërns në Shkup do të vijë nga Athina ku mbante postin e zëvendës ambasadores. Bërns më herët ka qenë zëvendës shefe e misionit të SHBA-ve në OSBE. Ajo gjithashtu ka përfaqësuar interesat e SHBA-ve në Spanjë, Bolivi, Hungari dhe Turqi. Flet në mënyrë të shkëlqyeshme shumë gjuhë ndër të cilat hungarisht, spanisht dhe turqisht. Emërimi i saj duhet të kalojë në Senatin amerikan. Ndërkaq mandati i ambasadorit Bejli përfundon në fund të këtij viti.

Alsat

TAGS