Kelly Brook dobësohet shkaku i të dashurit, Parisit

Ajo kohët e fundit foli sinqerisht për peshën e saj dhe se si ajo ka humbur disa kilogramë shkaku i të dashurit të saj.

Kelly Brook u shfaq në një aktivitet bamirësie në Londër dhe për këtë rast, ajo kishte veshur një xhaketë të zezë të gjatë dhe një fustan me një dekolte të lirë.

Me këtë rast ajo tregoi rezultatet që ka arritur në muajt e fundit rreth peshës trupore.

Domethënë, bukuroshja britanike kohët e fundit ka pranuar se gjatë dy viteve të fundit ka shtuar kilogramë dhe momenti kur vendosi që të dobësohej ishte kur i dashuri i saj, Jeremy Parisi tha se dukej si një tullumbace.

Kelly ka qenë gjithmonë e njohur si një modele e formave me mbipeshë dhe njerëzit e donin atë për këtë arsye, por sipas saj, dashuria fitoi në këtë rast.

Gjëja më e vështirë për të ishte kur e kuptoi se nuk mund t’i vishte më xhinse si dhe disa fustane elegante

Lexo po ashtu:

Pas ushtrimeve në palestër si dhe një diete të rreptë, ajo u dobësua për dy numra dhe me krenari solli këtë kombinim sfidues të veshjes. /Telegrafi/

TAGS