Kelmendi në prag të Samitit të Berlinit: Së pari duhet qëndruar me miqtë amerikanë, por mos të anashkalohen as miqtë tjerë!

Kelmendi në prag të Samitit të Berlinit: Së pari duhet qëndruar me miqtë amerikanë, por mos të anashkalohen as miqtë tjerë!

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se në rastin e Kosovës, znj. Federica Mongerini ka përfunduar pjesën e parë të dialogut dhe ka grumbulluar dokumentacion të bollshëm nga ky proces.

Tani në radhë të vazhdimit të këtij dialogu, sipas Kelmendit, janë znj.Merkel dhe z.Marcon, të cilët sipas tij do të vazhdojnë t’i përafrojnë qëndrimet e palëve në një marrëveshje dhe të njëjtit nuk do arrijnë ta përmbyllin këtë proces.

“Nga historia mësojmë se konferencat e Evropës nuk kanë qenë të favorshme për shqiptarët dhe nuk duhet pritur ndonjë propozim që do të pranohet nga asnjëra palë…. Pra edhe kjo duhet të shkojë në Washington, i cili edhe ka fuqinë politike, ekzekutive për të shtyrë zbatimin në terren praktik meqë zgjidhjet që vijnë nga SHBA-të duhet të respektohen dhe të implementohen nga të dyja palët”, ka shkruar Kelmendi në Facebook.

Siç mendon ai, në muajt në vijim do vijë një zgjidhje obligative për implementim dhe sigurisht që nuk do kënaqë asnjërën palë, por duhet besuar miqësisë dhe investimit të madh që ka bërë dhe po e bënë SHBA-ja dhe nuk duhet anashkaluar miqtë tjerë nga EU-ja.

Postimi i plotë:

Në prag të Samitit të Berlinit: SË PARI DUHET QËNDRUAR ME MIQTË AMERIKAN E MOS TË ANASHKALOHET AS MIKU I DYTË DHE TË TJERËT!

Asnjë intervenim në botë dhe as ai në Kosovë i udhëhequr nga SHBA-të dhe i jetësuar me NATO-në nuk realizohet pa skenarë.

Po ashtu asnjë zgjidhje e qëndrueshme në botë dhe në rastin tonë Kosovë-Serbi nuk do të zgjidhet pa SHBA-të, sepse është investitori kryesor i pavarësisë dhe lirisë.

Duke parë se intervenimet bëhen me skenar të qartë të sulmit ajror, atij tokësorë dhe në fund atij politikë, pas futjes se forcave të NATO-s në vendin tonë, vet shpërndarja e forcave të NATO-së në hapësirën kosovare determinon këtë skenarë.

Në veri forcat Franceze miq të vjetër të Serbisë e akceptuar nga qytetarët serb, në pjesën perëndimore forcat e SHBA-së në mbrojtje të pjesës ku Kosova kufizohet me Serbinë dhe në anën tjetër të kufirit qytetarë shqiptarë, në pjesën veriperëndimore forcat Angleze të afta për të mbrojtur territorin e Kosovës, në pjesën lindore Gjermania e dashur nga të dyja palët dhe pjesa verilindore italianët ku gjendet kufizimi me Malin e Zi. Në një pjesë qendrore forcat ruse që ishin të papranueshme për qytetarët e Kosovës.

Pra duke besuar në këtë formë të shpërndarjes se forcave dhe duke parë që nuk u lejuan fare banorët e qytetit verior të Mitrovicës të kthehen në vatrat e tyre, kjo tregon qartë se qëllimi i projektuar, pastaj mbrojtja e vendeve historike në brendi të Kosovës ishin një prej pjesëve të skenarit.

Tentimi i krijimit të bashkësisë së komunave me tentativë me autorizime paralele dhe mos mbështetja nga pjesa tjetër e qytetarëve, pastaj heshtja dhe mos shtyrja e kësaj iniciative tregon po ashtu pjesë të skenarit.

Nga kjo del që skenari i përmbylljes së pavarësisë, e pranuar nga Serbia dhe e mbështetur nga Rusia dhe Kina, Kosova do jetë pjesë e Kombeve të Bashkuara shumë shpejtë.

Në rastin tonë znj.Mongerini ka përfunduar pjesën e parë të dialogut dhe ka grumbulluar dokumentacion të bollshëm nga ky proces.

Tani në radhë të vazhdimit të këtij dialogu janë znj.Merkel dhe z.Marcon. Edhe këta do vazhdojnë ti përafrojnë qëndrimet e palëve në një marrëveshje dhe të njëjtit nuk do arrijnë ta përmbyllin këtë proces.

Nga Historia mësojmë se konferencat e Evropës nuk kanë qenë të favorshme për shqiptarët dhe nuk duhet pritur ndonjë propozim që do të akceptohet nga asnjëra palë, sepse njëri është për korrigjim kufijsh e tjetri për kufijtë ekzistues, por për shtetësi të dyfishtë për vendet e caktuara (kësaj i kanë kontribuar protestat e vitit 2004).

Për mendimin tim asnjëra nga këto zgjidhje edhe të pranuara nga të dy palët me këtë ndërmjetësim nuk do të jenë të implementueshme dhe këtu do përfundoj faza e dytë e negociatave me tema të propozuara.

Pra edhe kjo duhet të shkojë në Washington i cili edhe ka fuqinë politike, ekzekutive për të shtyrë zbatimin në terren praktik meqë zgjidhjet që vijnë nga SHBA-të duhet të respektohen dhe të implementohen nga të dyja palët duke pasur parasyshë se Serbia është dorëzuar një herë para forcave të NATO-së dhe nuk do provojë më aventura të tilla.

Mendoj që në muajt në vijim do vijë një zgjidhje obligative për implementim dhe sigurisht që nuk do kënaqë asnjërën palë, por duhet besuar miqësisë dhe investimit të madh që ka bërë dhe po e bënë SHBA-ja dhe nuk duhet anashkaluar miqtë tjerë nga EU-ja.
Andaj propozimet të cilat vijnë nga tryeza e bisedimeve duhet trajtuar me kujdes, me politikë të zgjuar, urtësi dhe mençuri (thenie; qingji i butë i thithë dy nena, e më i miri tre).

Nuk ka vend për kundërshtime të ashpra sepse kundërshtimet nxisin reagime njerëzore që bëhen politikëbërëse për të ardhmen tonë.

Këto negociata po fillojnë pa heqjen e taksës. Taksa do qëndrojë edhe më tutje deri në Washington kur do të plotësohen kushte për heqjen e saj.

Spektri politik duhet të kuptojë edhe lojërat politike të cilat luhen nga disa liderë, ku njëri është për korrigjim kufijsh me ngulmë e tjerët me këmbëngulësi janë kundër dhe me zë të lartë. Ka dhe të tjerë që janë kundër dhe të qëndrueshëm por duke mos lënë përshtypjen se janë me pozitën. Në anën tjetër mbeten disa të heshtur, disa pa rrugë fare dhe nga kjo del se në këtë betejë për përmbylljen e pavarësisë, tentojnë të dëmtojnë të tjerët nga opozita duke i lënë të pa informuar dhe duke i paraqitur si jo-vizionar për të ardhmen e vendit në mënyrë që finalja të jetë humbja e mbështetjes nga qytetarët. /Telegrafi/

TAGS