Kelmendi sfidon kritikët, kalon me sukses edhe testin antidoping

Kelmendi MajlindaMajlinda Kelmendi ka kaluar edhe një tjetër garë të vështirë pas fitimit të medaljes së artë në Lojërat Olimpike. Xhudistja kosovare, e cila hyri në histori, ka kaluar sot edhe testin antidoping, duke sfiduar të gjithë kritikët dhe antishqiptarët që dyshonin në paraqitjen e saj.

Pas suksesit të saj në xhudo disa media të huaja njoftuan se në qershor të këtij viti xhudistja Kelmendi kishte refuzuar të kryente teste anti-doping në Francë, por një gjë e tillë u hodh poshtë nga kreu i Federatës kosovare të Xhudos, Agron Kuka.

Zërat për marrjen e substancave të ndaluara kishin ardhur më së shmuti nga mediar serbe, më pas, ato franceze dhe bitanike kishin përforcuar dyshimet.

Megjithatë, gjithçka u vërtetua pas fitimit të medaljes së parë të artë në Olimpiadën e Rio de Janeiros, teksa Majlinda Kelmendi i është nënshtruar një testi antidoping, i cili kaloi me sukses.

Kelmendi pritet të kthehet në Kosovë të dielën, ku parashikohet t’i bëhet një pritje madhështore nga autoritetet kosovare dhe qytetarë të ndryshëm nga të gjitha trevat shqiptare.

9 gusht 2016 (gazeta-Shqip.com)

TAGS