“Këngë e zemër”, koncert me artistët më të njohur shqiptarë në Gjakovë

“Këngë e zemër”, koncert me artistët më të njohur shqiptarë në Gjakovë
10:35 | 16 Dhjetor 2019

Sonte në Gjakovë do të mbahet koncert artistik me disa prej emrave më të njohur i quajtur “Këngë e zemër”.

Kastriot Tusha, Manjola Nallbani, Valon Shehu, Vlona Boshnjaku, Kejsi Tola, Gent Hashikadrija dhe Enea Cerashi janë artistët që do performojnë në këtë koncert.

Organizatorja e këtij koncerti Vlona Boshnjaku tha se kjo ngjarje ishte planifikuar për festat e nëntorit, por ishte shtyrë për shkak të tërmeteve në Shqipëri dhe vjen me një format më të modifikuar ashtu si edhe emri për shkak të rrethanave të reja të krijuara.

Koncerti mbahet në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi” në Gjakovë me fillim prej orës 20:00.

TAGS