Këngëtari Gëzim Nika tregon historinë e trishtë të shqiptarit: U hodh nga ballkoni se ishte me koronavirus

Këngëtari Gëzim Nika tregon historinë e trishtë të shqiptarit: U hodh nga ballkoni se ishte me koronavirus

Këngëtari i dashur për publikun, Gëzim Nika në një lidhje direkte për emisionin “Vizioni i Pasdites”,  tregoi se një shqiptarë kishte kryer vetëvrasje duke u hedhur nga ballkoni pasi kishte zbuluar se ishte mbartës i koronavirusit.





“Mora një lajm që është hedhur një njeri nga pallati dhe me 99% është shqiptar. Një tmerr i vërtetë. Unë e pashë videon tani dhe po më dridhet trupi. Nuk dua të spekuloj, por thuhet se ka pasur Covid-19, ka shkuar në shtëpi.. e pashë me sytë e mi në video duke u hedhur. Jam bërë shumë pesimist pas këtij momenti. Unë e kam njohur këtë person, një person shumë i mirë…”.

Ndët të tjera, këngëtari shtoi se ka ndërprerë të gjitha aktivitetet, për shkak të situattës që ndodhemi.

“Me thënë të drejtën jemi mirë.Që në 16 mars jam në shtëpi dhe s’kam dalë. Kam ndërprerë aktivitetet. Të bësh luftë pa ditur armikun, nuk dihet.. Në Shqipëri kam qenë në Janar. Kontaktoj 5- 6 herë në ditë me vëllezërit. Por s’kemi ç’bëjmë, nuk i ndihmojmë dot”, përfundoi këngëtari.

TAGS