Këngëtari i njohur flet për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën: Di të them që ndihem mirë

Këngëtari i njohur flet për vajzën që i ka rrëmbyer zemrën: Di të them që ndihem mirë

Këngëtari Mateus Frroku pranoi vitin e kaluar që është në një marrëdhënie. Ndërsa së fundmi, i ftuar tek ‘E Diell’, ai tregoi se partnerja e tij është muzikante, por nuk zbuloi shumë detaje rreth saj.



“Unë nuk kam nuse, por dikë që më mban mirë. Nëse unë të them emrin ti nuk do kesh më asnjë kuriozitet. Nuk di të them nëse është e topit apo e një televizioni tjetër, por di të them që ndihem mirë dhe kaq”, u shpreh ai.

I pyetur nga Ervin Kurti nëse mund të kemi ndonjë shtatzëni në të ardhmen dhe Matuesi u përgjigj që nuk e kishte problem nëse ndodhte.

“Në djeninë time jo, por jam i bindur vetëm në një gjë. Marrëdhënie këto kohë kam kryer vetëm me personin e zemrës, kështu që edhe në qoftë se ndodh, le të vijë. Kështu që nuk ka asnjë problem”, shtoi Mateus Frroku.

TAGS