Këngëtarja e njohur vendos të pauzojë nga muzika

Këngëtarja e njohur vendos të pauzojë nga muzika
21:00 | 14 Nentor 2019

Ajo ka vendosur të pauzojë për t’u përqëndruar në familje.

Pink ka punuar shumë dhe tingëllon sikur ajo do ta bëjë një hap prapa në vitin 2020, shkruan CNN, transmeton lajmi.net.

Duke folur për “Entertainment Tonight” në tapetin e kuq të “Country Music Association Awards”, këngëtarja u shoqërua nga bashkëshorti i saj, Carey Hart dhe fëmijët e tyre Willow dhe Jameson.

Pink ishte aty për të performuar këngën “Love Me Anyway” me yllin Chris Stapleton.

“Ne bëmë dy vjet e gjysmë [muzikë] dhe Willow është kthyer në shkollë tani, Jameson do të fillojë së shpejti në parashkollor”, tha ajo.

“Është disi si viti i familjes”, shtoi këngëtarja.

Ylli gjithashtu e vlerësoi lart burrin e saj, me të cilin do të festojë 14 vjetorin e martesës në janar.

Pink tha se ai e mbështet shumë dhe se tani e ka radhën ai për t’u përqëndruar në karrierë. /Lajmi.net/

TAGS