Këngëtarja shqiptare shpërblehet me dy çmime në “Super Music Awards”

Këngëtarja shqiptare shpërblehet me dy çmime në “Super Music Awards”
23:59 | 13 Qershor 2019

Sukseset e artisteve shqiptare jashtë trojeve shqiptare çdo ditë rriten.

Eleni Foureira është një tjetër këngëtare me prejardhje shqiptare që po shënon shumë sukses në industrinë muzikore, shkruan lajmi.net.

Këngëtarja së fundi ka marrë dy çmime në “Super Music Awards 2019”, atë për “Këngën më të mirë ndërkombëtare” si dhe “Artistja më e mirë moderne femër”.

Eleni ka publikuar disa imazhe me trofe në duar, ndërsa falënderoi Qipron për këto këngë.

Ajo kishte veshur një fustan të zi, me të cilin dukej tejet joshëse, kurse në foton që e postoi në rrjete sociale pranoi shumë urime nga ana e ndjekësve. /Lajmi.net/

TAGS