Këngëtarja zbulon pse pi alkool para çdo interviste dhe interpretimi

Këngëtarja zbulon pse pi alkool para çdo interviste dhe interpretimi
16:46 | 4 Dhjetor 2019

Këngëtarja e ka zbuluar arsyen pse pi alkool para çdo paraqitje.

Eli Goulding pranoi se ajo kishte pirë një gotë alkool para intervistës dhe performonte për t’u dukur “më e çmendur ose më interesante”, dhe ajo hapi shpirtin e saj për të thënë se kishte marrë terapi për një kohë të gjatë për shkak të problemeve të kontrollit të zemërimit.

Këngëtarja, e cila kishte hitin e saj të parë të madh ‘Starry Eyed’ në vitin 2010, iu është kthyer pijeve që kur është në qendër të vëmendjes së mediave.Në një intervistë për Fern Cotton gjatë prezantimit të podcast-it “Happy Place”, 32-vjeçarja tha se shpesh duhet të prezantohet ashtu si nuk është dhe për t’u përballur me “situatën surrealiste”.

Ajo gjithashtu tha se përgatitej për intervista duke pirë, madje para se të paraqitej në “Live Lounge” të BBC-së, e cila zakonisht xhirohet herët në mëngjes, transmeton KP.

“Mendova se pija do të më bënte pak më interesante,” tha Goulding.

Këngëtarja, e cila performoi në dasmën e Princit William dhe Kate Middleton në vitin 2011, u bë e famshme falë hiteve “Love Me Like You Do”, “Burn” dhe “How Long Will I Love You”.

TAGS