“Kërcënohemi nga mafia”, familja shqiptare lutet të mos i dëbojnë nga Franca

“Kërcënohemi nga mafia”, familja shqiptare lutet të mos i dëbojnë nga Franca

Të shtunën në mbrëmje më 14 Korrik, disa persona u mblodhën për një demonstratë paqësore të mbajtur nga shoqata SOMILO (Solidaritet me Emigrantët në Lomagne) për të mbështetur një familje shqiptare të kërcënuar me deportim nga Lectoure, Francë.

Xhelili, 40 vjeç, bashkëshortja e tij Oltania dhe dy fëmijët e tyre Ervini 13 vjeç dhe Ermes 5 vjeç, kanë dy vite e gjysmë që qëndrojnë në Francë. Në Lectoure, ata janë të integruar mirë, ku Ermes shkon në kopshtin “La Ribambelle” dhe Ervini në kolegjin “Maréchal-Lannes”.

Ata ikën nga Tirana pasi kërcënoheshin nga mafia.  Xhelilin e kishin rrëmbyer dhe më pas i kishin shkatërruar restorantin.

Për mbështetësit e familje shqiptare është e pakonceptueshme që ata të kthehen në Shqipëri ku jetët e tyre janë në rrezik.

Pas një kontrolli nga xhandarmëria, Xhelil u arrestua pasi nuk kishte dokumente dhe u mbajt 21 orë në polici. Prefektura e kishte njoftuar se ndaj familje kishte një urdhër nga  OQTF (që do të thotë, detyrim për të lënë menjëherë territorin francez).

Por e ardhmja e familje shqiptare është pra një pikëpyetje e madhe. Të gjitha ankesat u shteruan me gjykatën e Paut, e cila shqyrtoi vendimet e Prefekturës.

Përkundër vendimit të OQTF, të gjithë shpresonin se Prefektura nuk do e ekzekutonte atë. Mbështetësit janë të indinjuar dhe kërkojnë të flasin me kryetarin e Prefekturës Gérard Duclos për situatën e familjes shqiptare.