Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani pak ditë më parë është kërcënuar me jete përmes rrjetit sociale Twitter, raporton telegrafi.
Një gjë e tillë është raportuar edhe nga Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ku ka njoftuar se gjatë ditës së djeshme ka hapur një rast të kanosjes, cili ka ndodhur më 23 qershor rreth orës 16:37.
“Sheshi Ibrahim Rugova, Prishtinë, 23.06.2020-16:37. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në llogarinë e rrjetit social Tëiter ka ardhur një kërcenim në gjuhën angleze. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në raportin e policisë.
Telegrafi ka provuar të marrë një konfirmim nga zyra e kryeparlamentares, mirëpo të njëjtit deri më tani nuk janë përgjigjur.