Në oborrin e dy shtëpive të vjetra në fshatin Greshnicë të Kërçovës, u mbajt edicioni i gjashtë i manifestimit “Dasma tradicionale e shqiptarëve të Kërçovës”. Duke respektuar masat preventive në kushtet e pandemisë globale, Shoqata “Fortesa” edhe sivjet, në ambiente autentike, shpalosi traditat e moçme të organizimit të dasmës kërçovare, si një pasuri shumë e çmueshme kombëtare, e cila kohët e fundit është zbehur dukshëm nga trendet e zhvillimit modern. Me këtë rast u prezantuan këngët e melosit burimor dhe vallet popullore, kostumografia e rrethit të Kërçovës dhe gatimet tradicionale të kësaj ane, që janë pjesë e ritualeve të dasmës kërçovare. Përmes këngëve të melosit burimor dhe këngëve lirike të grave, jepen mesazhe për nusen e dhëndrin, për krushqit dhe të afërmit e nuses dhe të dhëndrit.
Ky projekt i Shoqatës “Fortesa”, që ngërthen vlerat e trashëgimisë tonë kulturore, është financuar nga Ministria e Kulturës dhe komuna e Kërçovës.
Data 20.04.2024
Aktuale
- Gjatë kontrollit policorë iu gjet e më pas iu sekuestrua lënda narkotike të rinjve nga Kumanova
- Filipçe: Refuzova ofertat për punë në SHBA, Zvicër, Gjermani vetëm për të qëndruar këtu
- Zgjedhjet Presidenciale/ Siljanovska: Tetë arsye përse duhen ndryshime!
- Zjarret në dy deponi në Zhelinë dhe Bogovinë
- Izet Mexhiti nga Berlini: Mërgata mposhti Jugosllavinë, andaj do ta mposhtë edhe BDI-në
- Pendarovski: Ne nuk kemi nevojë të bëjmë një Kushtetutë të re
- Ndalohet një person në Ohër, i gjendet droga
- Osmani për sloganin e VMRO-së: Çfarë fjalori është “Ta kthejmë Maqedoninë të bëhet e jotja”? A jemi në shekullin 21!?