Alsat 2020-02-26T12:33:01+01:00
Shefja e prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion, Villma Ruskoska nuk do të kërkojë pamje të muajit maj nga qeveria, ashtu siç kërkoi dje deputeti i VMRO-së, Antonio Milososki. Incizimet që ai i dorëzoi Ruskovskës janë dërguar për ekzaminim, për të verifikuar vërtetësinë e tyre.
“Nëse do të tregonte ndonjë date të caktuar, do të kërkohej”, tha Ruskovska.
Ruskoska theksoi se është gabim që të përdoren emra personalë në fushatë, pasi në protestën e djeshme të VMRO-DPMNE, kreu i partisë Hristijan Mickoski tha se prokurori Ljubomir Joveski dhe Villma Ruskoska po mbrojnë krimin e Zoran Zaev.
“Nëse ka ndonjë kundërshtim për punën time, nëse nuk ka besim tek prokurori republikan, mund të raportohet në Këshillin e Prokurorëve Publikë”, tha Ruskovka.
Loading…