Kërkesa për iPhone-ët e ri është në rënie, pohon analisti

Në fund të fundit, mund të ketë ‘mungesë kërkese për iPhone’.

Disa analistë të Wall Street thonë se kërkesa publike për telefonat kryesor të Apple po përkeqësohet, veçanërisht në Kinë.

Raportet vijnë pasi Apple publikoi rezultate të dobëta për tremujorin e fundit, nënvizoi rënien e madhe e të ardhurave nga Kina dhe ngadalësimin e shitjeve të iPhone.

“Me përshpejtimin e kërkesës së iPhone në horizont, ne aktualisht nuk shohim ndonjë katalizator në afatin e shkurtë për të rritur fitimin”, shkruan në një shënim për klientët Shawn Harrison, një analist nga Longbow Research.

“Reduktimet e çmimeve të shumëfishta të iPhone nuk ndaluan trendet e dobësimit të shitjeve të iPhone në Kinë.”

Harrison shtoi se furnizuesit e Apple duket se po ndjejnë presionin nga kërkesa e dobët e iPhone, me 37 nga 42 kompani nga zinxhiri i furnizimit që raportojnë “më keq se shitjet sezonale” për periudhën e mëparshme tremujore.

Të ardhurat e Kinës kanë rënë 26% në krahasim me vitin e kaluar, ndërsa shitjet në rajon arritën në 13.17 miliardë dollarë.

Në letrën e janarit për investitorët, CEO i Apple Tim Cook përmendi dobësinë e kërkesës në Kinë, që përbën 20 për qind të shitjeve të tyre globale, si një nga arsyet kryesore për ‘më pak përmirësime të iPhone’. /Telegrafi/

TAGS