Kërkime të shumta pasi në qiell u shfaq një objekt misterioz që shndriste

Kërkime të shumta pasi në qiell u shfaq një objekt misterioz që shndriste

Në Plymouth të Anglisë, policia është duke bërë kërkime të shumta, pasi në qiell u shfaq një objekt misterioz që shndriste, i cili më pas u zhduk pa gjurmë.

I njëjti objekt, është thënë se u nda në dysh prej shumë personave që e panë, duke bërë që të intensifikohen hetimet nga njësitet e Devon dhe Cornwall, që kërkonin edhe me helikopter, transmeton Telegrafi.

Meqenëse është thënë se u nda në mes, është menduar se mund të ishte ndonjë fluturake e lehtë që është përfshirë prej flakëve dhe është thyer. Por, në atë zonë nuk është lënë as edhe një mbeturinë, apo pjesë tjetër, që mund t’i përkiste ndonjë fluturakeje.

Ka shumë mundësi, që objekti të jetë një meteorit që ka hyrë në qiellin e asaj zone dhe është shuar sapo të ketë hyrë në atmosferë.

Sikur ndodhë me meteorët, u shfaq dhe u zhduk menjëherë pa lënë ndonjë shenjë hiri nga pas, vetëm se atë dikush arriti ta fotografonte, për ta parë se si dukej.

TAGS