Kërkimfalja nuk rrit vetëvlerësimin tonë

Kërkimfalja nuk rrit vetëvlerësimin tonë

Studimet kanë gjetur se ata të cilët ngurrojnë të kërkojnë falje ndiejnë një sens fuqie të madhe. Të kërkuarit falje, është një gjest i vështirë dhe ekspertët japin shpjegime për këtë gjë

Sipas një studimi australian, mos kërkimi falje rrit vetëvlerësimin, prandaj kjo fjalë është e vështirë për t`u thënë.

Fjala, më fal, rrjedh nga greqishtja ‘apologia’, që nënkupton mbrojtje apo shpjegim. Por në sensin modern ka kuptimin e pranimit të gabimit, pa implikime të mbrojtjes sipas rrënjëve etimologjike të fjalës.

Madje edhe këngëtari Elton John e ka theksuar në hitin e tij në 1976 Sorry, seems to be the hardest word’.

Drejtuesi i këtij studimi Dr. Tyler Okimoto, dëshironte të gjente pse njerëzit e kanë të vështirë të kërkojnë falje, kur në fakt fjala ‘më fal’, mund të jetë një mënyrë për të lehtësuar fajin apo ndëshkimin.

Në dy eksperimentet e realizuara u gjet se të mos kërkuarit falje ka dobi psikologjike, si rritje të vetëvlerësimit dhe jep ndjenjën e fuqisë.

Dobitë që njerëzit ndiejnë nga refuzimi i të kërkuarit falje, nuk sjellin ndonjë efekt negativ në vetëvlerësim si rezultat i mbrojtjes nga veprimi i dëmshëm.

Këto rezultate të gjetura mund të ndihmojnë të shpjegojnë sjellje antisociale, irrituese dhe sugjerojnë për kërkime të mëtejshme se nëse këto dobi zgjatin në kohë.

TAGS