Kërkohen dënime të ashpra për pronarët e papërgjegjshëm të qenve

Kërkohen dënime të ashpra për pronarët e papërgjegjshëm të qenve

Pas ngjarjes jo të këndshme në Gostivar, Oda veterinere e Republikës së Maqedonisë e riafirmoi qëndrimin e tij se rrënja e problemit me qentë endacakë është tek pronësia jo e përgjegjshme. Kjo duhet të identifikohet dhe të sanksionohet në mënyrë adekuate, për çka janë të domosdoshme dispozita më të rrepta ligjore dhe zbatim konsekuent të tyre me sanksione të ashpra për kundërvajtësit.

Oda nënvizon se edhe deri më tani janë trajtuar vetëm pasojat nga ky problem edhe atë në mënyrë jo gjithëpërfshirëse, ndërsa numri më i madh i komunave nuk i plotësojnë fare detyrimet e tyre në raport me këtë çështje ose veprojnë në mënyrë jokonsekuente dhe të paqëllimshme.

Oda e përshëndet nismën qeveritare për ndryshime ligjore me qëllim të përmirësimit të gjendjes në këtë sferë dhe përfshirjen e profesionit veteriner si më e referuar të propozojë dhe të zbatojë zgjidhje më adekuate në bashkëveprim me të gjithë subjektet e interesuara dhe të prekura.

Njëherit Oda apelon që të pronarët ta kryejnë detyrimin e tyre për vendosjen e çipave kanakarëve që është zbatuar falas.