Kërkohet paraburgim për personin që u prezantua me pasaportë të vëllait binjak

Kërkohet paraburgim për personin që u prezantua me pasaportë të vëllait binjak

Prokuroria Themelore e Pejës, ka kërkuar nga Gjykata, caktimin e paraburgimit për të pandehurin K.S., me dyshimin se i njëjtit kishte për të kryer veprën penale “Legalizimi i përmbajtjes se rreme”.

Prokuroria Themelore e Pejës ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve ndaj të pandehurit K.S., shtetas norvegjez, për shkak se i njëjtit me datën 25 prill, në stacionin Policor të Pejës, me rastin e procedimit nga ana e policisë si të dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”, i pandehuri K.S, me anë të dokumentit të rremë, i vë në lajthitje zyrtarët policor, duke paraqitur pasaportën e vëllai të tij binjak, me emër Ch.S., ndërsa me datën 15 maj të këtij viti, nga ana e Policisë së Kosovës, përmes zyrës për bashkëpunim ndërkombëtar është vërtetuar identiteti i tij i vërtetë, K.S.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake./Telegrafi/

TAGS