Departamenti i Kontrollit të Brendshëm, Hetimeve Kriminale dhe Standardeve Profesionale në MPB ka parashtruar një iniciativë për fillimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore ndaj F.H. i punësuar si këshilltar i ri në Departamentin e Çështjeve Administrative Shkup pranë MPB-së për shkak të shkeljes së konstatuar të nenit 168 të Ligjit për Punë të Brendshme dhe veprimit në kundërshtim me aktet e brendshme të Departamentit të Çështjeve Civile të cilat e vështirësuan më shumë shkeljen e rendit të punës dhe disiplinën.
Siç informoi sot MBP-ja, F.H. u zgjodh anëtar i Këshillit të Komunës së Haraçinës. Ai ishte i punësuar në MPB, ku i ushtronte të drejtat nga marrëdhënia e punës, ndërsa, me angazhimin si këshilltar bashkiak, u arrit në përfundimin se ai ende e përfaqësonte partinë për të cilën ishte zgjedhur në zgjedhjet lokale.
“Në të njëjtën kohë, në lidhje me këtë rast është i detyruar Departamenti i Çështjeve Juridike, Procedurave Gjyqësore dhe Menaxhimit të Burimeve Njerëzore t’i rishikojë rregulloret ligjore që e rregullojnë këtë çështje dhe të ndërmarrin veprime në lidhje me këtë veprim të punonjësit, veçanërisht me pagat dhe shtesat e pagës”, kumtoi MPB./MIA