2 April 2018 / 15:58
Shoqata e Pacientëve me sëmundje të ralla kërkon që ligji për import paralel të ilaçeve të anulohet tërësisht. Ata thonë se ndryshimet ligjore ku çdo ilaç të ketë çertifikatë nga prodhuesi, me qëllim që ketë siguri më të madhe mbi cilësinë, për to nuk ka asnjëlloj domethënie. Ndërkohë ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe mbrojti ndryshimet e Ligjit për import paralel të ilaçeve duke thënë se përmes tyre pacientët do të eliminojnë të gjitha dyshimet mbi cilësinë e barnave.
Për mua çertifikatat nuk kanë asnjfarë kuptimi. Nuk më reflektojnë siguri as çertifikatat e prodhuesit as të dikujt tjetër. 8:50 Dyshimet e neve pacientëve janë të mëdha, sepse frikësohemi nga falsifikimi, frikësohemi nga ilaçet joadekuate të cilat mbërrin tek ne. Ilaçet janë tmerëësisht të shtrejta. 9:13 Pyetja ime është: siç u soll ky ligj ashtu pse dhe nuk u tërhoq? – deklaroi Vesna Aleksovska.
Jam i bindur se me ketë mënyrë të furnizimit të ilaçeve, do t’i tejkalojmë rreziqet për krizë të insulinës më tutje. Jo vetëm të insulinës por edhe për të gjitha llojet e ilaçeve të tjera – deklaroi Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.