20 Shtator 2018 / 16:02
Dhjetë ditë para ndërprerjes së linjës hekurudhore Beograd-Shkup-Selanik nga ana e “Serbia Voz”, Qeveria e Maqedonisë do të kërkojë zgjidhje për problemin në fjalë. Ata konfirmojnë se kjo linjë ka rëndësi të madhe për vendin dhe se do të bëjnë presion ndaj Qeverisë në Beograd që të gjendet ndonjë zgjidhje. Ministri i transportit dhe lidhjeve shprehet se ky vendim është kundër përpjekjeve të dy qeverive për lidhje më të madhe të vendeve të rajonit.
Do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për ta tejkaluar disi këtë problem, por kjo nuk varet nga ne. Përgjigja e tyre është se linja nuk ka leverdi ekonomike- pohoi Goran Sugareski – Ministër i Transportit dhe Lidhjeve
Edhe pse “Serbia Voz” që në janar të këtij viti i kanë informuar MZH Transport se në përputhje me TRAINOSE-n greke kanë vendosur për shfuqizimin e linjës për shkak se nuk ka leverdi ekonomike, ndërsa Transporti Maqedonas i Hekurudhave dhe Qeveria thonë se po bëjnë përpjekje për takim me menaxhmentin e kompanisë serbe që të gjejnë mënyrë për të mos e hequr këtë linjë.
Aleksandra Spasovska