Këshilli jo vetëm që e përshëndet Marrëveshjen e Pespës, por e thekson edhe vlerën e zbatimit të tij, ndërsa me atë BE-ja merr rol në ndjekjen e implementimit të besueshëm, komentojnë burimet qeveritare greke për konkluzionet e djeshme të ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve anëtare në Bashkimin Evropian në lidhje me Maqedoninë e Veriut, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Këshilli për herë të parë, jo vetëm që e përshëndet si historike Marrëveshjen e Prespës, duke e potencuar vlerën e saj për procesin integrues të Maqedonisë së Veriut, por e thekson edhe vlerën e zbatimit të tij. Në këtë mënyrë BE-ja merr rol në ndjekjen e implementimit të Marrëveshjes së Prespës”, komentojnë burimet qeveritare greke.
Në lidhje me Turqinë, burimet e njëjta thonë se BE-ja për herë të parë vendos për masat e Ankarasë “për shkeljen e të drejtës ndërkombëtare dhe konkretisht për aktivitetet në zonën ekonomike ekskluzive qipriote”.
Për Shqipërinë, burimet qeveritare greke komentojnë se “për herë të parë Këshilli zyrtarisht e vendos mbrojtjen e të drejtave të pronësisë dhe të drejtën e vetëpërcaktimit, si kriter për procesin inkuadrues”.