Këshilltarët e BDI: Dënojmë veprimin arogant të Arben Taravarit

Këshilltarët e BDI: Dënojmë veprimin arogant të Arben Taravarit

Në fillim të vazhdimit të seancës së 16-të të Këshillit komunal të Komunës së Gostivarit, korrdinatori i grupit të këshilltarëve të BDI-së, z. Shpëtim Xhelili mbajti fjalim dhe dënoi sjelljen arogante të Arben Taravarit ndaj ish kryesuesit komunal, z. Nasir Musliu.

“Në emër të grupit të këshilltarëve të BDI përshëndesim veprimin e kryesuesit të deritanishëm, z. Nasir Musliu i cili dha dorëheqje me arsyetimin që bëri publik gjatë ditës së hënë. Pa dashur të debatojmë për shkeljet në procedurë dhe rregullorës që bëtë  në përzgjedhjen e kryesuesit të ri, vetëm ua kujtojmë që zgjedhja është bërë pa asnjë kriter, por ne nuk do ta ankimojmë këtë përzgjedhje me të vetmin qëllim që mos u japim as edhe një mundësi të vogël që të ankoheni per gjoja obstruksione”, tha nga foltorja e Këshillit komunal, korrdinatori i këshilltarëve të BDI-së, z. Shpëtim Xhelili.

Ju, tha ai, mund të vazhdoni punën me shumicën e re që keni formuar, por jo me shumicën e këshilltarëve shqiptarë që janë në ketë përbërje aktuale të këshillit komunal. 

“Për fund, dënojmë veprimin arogant të Arben Taravarit i cili u soll si anëtar i PDSH-së së vitit 2008, nga që me largimin e këtij personi nga PDSH, PDSH u reformua e ky ngeli ende PDSH-ja e vjetër, kërkojmë që seanca të ndërpritet dhe të respektohet ftesa e UNDP për pjesëmarrjen tonë në trajnimin dedikuar përforcimit të kapaciteteve të Këshillit komunal”, deklaroi Xhelili.

Kërkesa për ndërprerjen e sancës nuk u respektua, dhe seanca vazhdoi me sjellje të vendimeve joligjore, për çka Këshilltarët e BDI-së nuk do të  mbajnë asnjë përgjegjësi.