Këshilltari i Veselit: Bota perëndimore përmes Rezolutës do të rikonfirmojë gjenocidin serb në Kosovë

Këshilltari i Veselit: Bota perëndimore përmes Rezolutës do të rikonfirmojë gjenocidin serb në Kosovë

Avni Bytyqi, këshilltar i kryeparlamentarit Kadri Veseli, ka thënë se letra që i është dërguar nga kryeparlamentari Veseli, Kongresit Amerikan, Parlamentit Evropian dhe të gjitha vendeve mike të Kosovës, ka për qëllim që gjenerata e re politike vendimmarrëse në skenën politike nëpër botë të njihet me krimet dhe gjenocidin serb në Kosovë.

“Mos të harrojmë se kanë kaluar dy dekada që nga koha e luftës dhe në shumë vende mike perëndimore është ndryshuar klasa politike me të rinj dhe kjo letër që u ka shkuar nga kryeparlamentari Veseli synon që t’i rikujtojë gjithë botës demokratike vuajtjet e shqiptarëve nga regjimi serb dhe krimet e gjenocidin që Serbia e ka kryer në Kosovë. Po ashtu përmes nxjerrjes së rezolutës nga vendet mike synohet që e gjithë bota t’i ndëshkojë ato krime në mënyrë që mos të përsëriten më askund”, tha Bytyçi në një debat në RTK.

Ai tha se kjo iniciativë e kryeparlamentarit Veseli vjen pikërisht në kohën e ofensivës së Serbisë anekënd botës për të mohuar krimet që ka kryer në Kosovë.

Bytyqi po ashtu ka thënë se rezoluta që kërkon të njihet gjenocidi serb në Kosovë, nuk duhet ta frikësojë askënd.

“Ne e kemi parë që shumë kriminelë të luftës, që dihet ku janë e çka bëjnë, janë në Serbi nuk janë arrestuar asnjëherë nga Gjykata e Hagës. Edhe pse dihet edhe janë faktu, edhe prezenca e tyre edhe krimet që kanë bërë në Kosovë. Në këtë aspekt nuk duhet të frikësohemi, është vetëm një hap tjetër drejt një konfirmimi të bashkësisë ndërkombëtare. Pra duhet të ndërtohen mekanizma ndërkombëtarë që krimet e Serbisë të mos harrohen. Institucionalizimi, përmes një rezolute, nuk e dëmton dokumentimin dhe krimet e luftës”, ka thënë ai në një debat në RTK.

TAGS