Hamdi Nuhiju
Skena politike shqiptare dhe maqedonase po bëhet interesant. Formula e kryeministrit Zoran Zaev për zgjerimin e Qeverisë si duket po e tremb BDI-në dhe Aleancën për Shqiptarët e cila ka probleme serioze ekzistenciale.
Para disa ditësh në Kumanovë një grup i madh prej mbi 200 vetash shprehën publikisht pakënaqësitë ndaj Aleancës për shqiptarët. Nëse nisemi me logjikën e numrave, 500 delegat mjaftojnë për të formuar një parti politike, kështu që një grup i madh njerëzish do të shkëputen nga Aleanca për shqiptarët dhe paralajmëruan shkrirjen në ndonjë parti politike me gjasë në Lëvizjen Besa të Afrim Gashit ose edhe shndërrimit në parti politike.
Grupi i madh prej 200 vetash që publikisht shprehën pakënaqësitë ndaj Elmi Azirit dhe Zijadin Selës kanë frikësuar dukshëm dhe i kanë bërë pa zë.
Elmi Azirit dhe Zijadin Selës iu është shterur zëri karshi këtij grupi të madh të pakënaqurish, por edhe iu janë prishur llogaritë me refuzimin e Bilall Kasamit që të marr pjesë në qeverinë e Zoran Zaevit.
Sonte në tubimin madhështor në Cair, para anëtarëve dhe aktivistëve të Lëvizjes Besa, lideri i ri politik i shqiptarëve, Afrim Gashi shpaloi vendimin e madh që u trembi thuajse të gjithë. Lëvizja Besa do të jetë pjesë e qeverisë, bisedimet janë drejt përmbylljes. Përfundimisht radhët e kësaj partie do të konsolidohen dhe do të vihen në pah vlerat që kjo parti ka, do të vendosjen standardet e reja në politikbërjen shqiptare si dhe do të bëhet i dukshëm profesionalizmi.
Lëvizja Besa edhe përskaj tradhtive të panumërta të Grupit të Llërcës dhe interesxhive që gënjeheshin me premtime për t`u futur në Qeveri, qëndron gjithnjë e më e fortë në rrugëtimin e saj politik. Ajo po sulmohet vazhdimisht nga strukturat e BDI-së dhe të ashtuquajtur hoxhallarë që sipas fjalorit të poetit Agim Doçi, kanë hequr dorë nga Hazreti Muhamedi për t`i shërbyer Ali Ahmetit.
Aleanca për Shqiptarët dhe BDI edhe pse tashmë nuk janë pjesë e një qeverie ata kanë qenë bashkë edhe në fjalorin e liderit të Aleancës për Shqiptarët Zijadin Sela, i cili në emisionin Click Plus më shumë derte e halle kishte për Ali Ahmetin dhe se si duhet që të sillet ai, sesa për partinë e tij e cila po ndahet e përçahet.
Rroli destruktiv i Aleancës për shqiptarët në përçarjen e Lëvizjes Besa ka qenë tejet i dukshëm, sidomos i dukshëm nga ana e personave që punojnë në medie. Kambanat e gëzimit të aktivistëve dhe funksionarëve të kësaj partie janë dëgjuar që nga Kumanova e deri në Strugë. E sot, përmendin byrekun. Po atë byrek që iu ngeli në fyt e nuk munden që ta hanë deri në fund.