Kështu e komenton Pochettino humbjen e Tottenham nga Ajax

Kështu e komenton Pochettino humbjen e Tottenham nga Ajax

Trajneri i Tottenham, Mauricio Pochettino, është deklaruar pas humbjes që skuadra e tij e ka pësuar nga Ajax në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Ajax ka arritur të mposht Tottenhamin 1:0 në udhëtim në ndeshjen e parë gjysmëfinale, për të bërë një hap të rëndësishëm drejt finales.

Pochettino duke folur pas ndeshjes, ka thënë se skuadra e tij nuk e nisi mirë sfidën, gjë e cila edhe iu kushtoi me pranimin e golit.

“Mendoj se nuk e kemi filluar pjesën e parë në mënyrën më të mirë”, ka deklaruar Pochettino, përcjell ‘lajmi.net’.

“Ata treguan energji më shumë se ne, mendoj se ishte mungesa e jonë e energjisë nga qasja që e bënte ndeshjen më të vështirë”.

“Ne filluam të luanim më mirë teksa loja vazhdonte, luanim në mënyrën se si dëshironim të luanim nga fillimi”./Lajmi.net/
[embedded content]

TAGS