Kështu e maltretuan në Serbi politikanin nga Kosova që kundërshton Vuçiqin

Kështu e maltretuan në Serbi politikanin nga Kosova që kundërshton Vuçiqin
Partia e politikanit serb në Kosovë, Sllobodan Petroviq, ka reaguar pas ndalimit që i është bërë anëtarit të tyre dhe këshilltarit të ministres së Bujqësisë, Srecko Spasiq.

Në komunikatën e lëshuar për media thuhet se ai është ndaluar mbrëmë nga MUP-i serb për dy orë në Vranje.

Në momentin kur është ndaluar, dikush nga autoritetet serbe thënë Spasiqit që “ Dikush ka nevojë të flas me ty”, tregon komunikata.

Megjithatë edhe pas dy orësh askush nuk kishte ardhur, dhe Spasiq u kishte thënë se do të duhet të vazhdojë rrugëtimin.

Partia e Petroviq tregon se Spasiq  ishte nisur në Serbi për çështje private.

Ndërkohë partia kujton se kjo nuk është hera e parë kur zyrtarë të saj ndalohen nga MUP-i serb dhe anëtarë të Shërbimit të Sigurisë të Serbisë.