Ndotja e ajrit në Kosovë gjatë viteve të fundit ka qenë njëra ndër problemet kryesore. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, shkaktarët kryesor të ndotjes janë industria, transporti dhe lëndët djegëse. Përkundër apelit të institucioneve për kujdes të shtuar në ndotjen e ajrit, një shkollë në Fushë Kosovë tashmë ka filluar ngrohjen, gjë kjo e cila po i pengon qytetarët përreth
Në shkollën “Mihail Grameno” në Fushë Kosovë ka filluar ngrohja e objektit. Në disa fotografi të siguruara nga Gazeta Express, shihet se tymi që del nga oxhaku i kësaj shkolle ndot ajrin.
Për monitorimin e cilësisë së ajrit në Kosovë u përkujdes Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), por në ndihmë atyre iu del edhe Ambasada e Amerikës në Kosovë.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës e monitoron cilësinë e ajrit përmes 11 stacioneve monitoruese dhe nga këto vërehet se gjatë sezonit të dimrit ka ditë kur gjendja është alarmante dhe tejkalimet janë të larta.
Gjatë vitit të kaluar, ndotja e ajrit në Kosovë ka kapur shifra alarmante të cilat kanë shqetësuar qytetarët./GazetaExpress