Kështu u pritën ne aeroport haxhilerët kosovarë që u kthyen nga Meka

Kështu u pritën ne aeroport haxhilerët kosovarë që u kthyen nga Meka

Mbrëmë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ka arritur grupi i parë i haxhive të Kosovës, të cilët sivjet kryen obligimin fetar, haxhin.

Në pritje të haxhive kishin dalë një numër i madh i familjarëve të tyre. Bashkësia Islame e Kosovës njofton se grupet e tjera të haxhive pritet që të arrijnë në Kosovë gjatë ditëve në vijim.   

Këtë vit nga Kosova, haxhin e kryen 1080 persona.

Arritja e haxhive në Kosovë 2019