Këta janë aktorët më të paguar për rolet e tyre të reja

Këta janë aktorët më të paguar për rolet e tyre të reja

Disa ndër emrat më të njohur të botës së filmit janë shpallur aktorët më të paguar të vitit 2019.

Sipas Variety, Ryan Reynolds i është ofruar një pagesë marramendëse prej 27 milionë dollarësh për rolin e tij të ardhshëm në “Six Underground”, një prodhim i Netflix. Gjithashtu dhe Dwayne “The Rock” Johnson, i cili gjithmonë e më shumë po konsiderohet si një aktor serioz, është paguar më shumë se 20 milionë dollarë për filmin e ardhshëm të “Fast and Furious: Hobbs and Shaw.” Kolegu i tij në këtë projekt, Jason Statham do të fitojë diku tek 7 milionë dollarë, pra shumë më pak se Johnson. Kjo ndoshta për shkak se “The Rock” ka shijuar susksese më të mëdha vitin e fundit dhe normalisht paga e tij është rritur.

Pagat që marrin aktorët varen plotësisht nga studiot që realizojnë filmat, transmeton lapsi. Netflix i paguan më shumë aktorët dhe stafin e tyre, për shkak të mënyrës se si fundksionon si platformë. Ata nuk i japin atyre asnjë pjesë nga fitimet e filmit. Për këtë arsye, Will Smith do të paguhet më shumë se 35 milionë dollarë për ‘Bright 2”, edhe pse filmi i parë sipas kritikëve ishte një dështim i vërtetë. Nga ana tjetër ai do të marrë për “Bad Boys” nga Sony 17 milionë dollarë. Pra jo aq shumë sa do ti japë Netflix.

TAGS