“Këtë vit jemi në ujëra të mira”, Greta Koçi bën publike lidhjen

“Këtë vit jemi në ujëra të mira”, Greta Koçi bën publike lidhjen

Këngëtarja e dashur për publikun, Greta Koç e ftuar tek “Rudina”, foli më shumë rreth këngës së saj më të re si dhe konfirmoi se është në një lidhje.





Gjatë emisionit këngëtarja u shpreh se është shumë e lumtur me jetën e saj´, teksa shtoi se do ta mbajë private.

“Jam shumë e lumtur me jetën time. Kjo pjesë dua të ngelet private, është kuriozitet i madh por dua ta ruaj timen. Nëse i dashuri nuk do të jetë njeri publik, nuk ka përse. Tani jam shumë ok dhe shumë e lumtur”- u shpreh ajo.

Në përpjekje për t’i nxjerrë ndonjë detaj, moderatorja Rudina kishte përgatitur një insert me një parashikim të astrologes Meri Shehu, e cila i tha Gretës se është koha e duhur për të shpallur dashurinë dhe për t’u martuar.

“Të shpresojmë që po”, u shpreh Greta duke shtuar se aktualisht “këtë vit jemi në ujëra të mira”.

TAGS