Keti Bazhdari martohet për Shën Valentin/ Festa e çmendur e beqarisë me tortën erotike

Keti Bazhdari martohet për Shën Valentin/ Festa e çmendur e beqarisë me tortën erotike

Keti Bazhdari u shndërrua në një emër të dëgjuar në vendin tonë, kur kandidoi në Shkodër nën siglën e PS. Ndonëse kanë kaluar disa vite dhe ajo tashmë është larguar nga vëmendja e mediave, herë pas herë ajo ‘përfundon’në xhiron e rrjeteve sociale. Këtë herë një lajm i mirë na vjen nga biznesëomeni. Bëhet me dije se ajo dhe partneri saj ditën e nesërme për Shën Valentin do të celebrojnë dashurinë e tyre 10-vjeçare. Në rrjetet sociale ajo ka publikuar foto nga festa e beqarisë, që duhet thënë ka qenë me të vërtetë e çmendur. Me të gjitha detajet e një feste speciale, duket se ‘qershia mbi tortë’ ka qenë vetë torta.





Ashtu si shihet edhe në fotot e publikuara nga vetë Keti, torta ka qenë në formën e organit gjenital mashkullor. Natyrisht që një shaka kjo e pranuar për të tillë festë. Mes miqsh dhe të afërmish, çifti ka festuar orët e fundit të beqarisë. Kujtojmë se ish-kandidatja dhe Kleidi Gjonej janë së bashku në një lidhje prej 10 vitesh.  Kleidi dhe Keti janë të dy moshatar dhe të dy shkodran. Jeta e e bashkëshortit të ardhshëm të saj ka qenë mes Udines e Shkodrës, për shkak të lidhjes me Ketin. Edhe ai, sikurse partnerja e tij është i angazhuar me disa biznese.

TAGS