Këto gjëra mund t’i ndodhin trupit tuaj nëse nuk kryeni marrëdhënie seksuale

Këto gjëra mund t’i ndodhin trupit tuaj nëse nuk kryeni marrëdhënie seksuale

Është vërtetuar që marrëdhëniet seksuale kanë një ndikim pozitiv në disponimin e njerëzve, tonifikimin e muskujve dhe relaksimin e lëkurës dhe trurit. Mirëpo pyetja është se çfarë mund të ndodhë nëse nuk kryeni marrëdhënie për një kohë të gjatë?

Mungesa e seksit për arsye të ndryshme mund të shkaktojë pasoja të mëdha për shëndetin tonë mental dhe fizik. Disa nga këto pasoja janë:

Stresi– Tanimë dihet se marrëdhëniet seksuale e çlirojnë stresin dhe e lëshojnë hormonin e stresit. Nëse nuk kryeni marrëdhënie seksuale për një kohë të gjatë, atëherë ju do të ndiheni më të stresuar.

Rritet rreziku nga kanceri i prostatës– Sipas studimeve të shumta, ejakulimet e shpeshta tek meshkujt, ndikojnë në zvogëlimin e rrezikut nga kanceri i prostatës për 20%.

Zvogëlohet rreziku nga infeksionet urinare– Tek femrat, është vërtetuar se kryerja e marrëdhënieve seksuale me mbrojtje e zvogëlon rrezikun të preken nga infeksionet e ndryshme urinare, të cilat und ta prekin edhe ureterin dhe mitrën.

Depresioni– Gratë, të cilat në një marrëdhenië nuk kryejnë seks për një kohë të gjatë, kanë tendencë të ndihen në depresion dhe janë më nervoze.

Kryerja e rrallë e seksit në një marrëdhënie, gjithashtu ndikon në rritjen e pasigurive në çift si dhe sipas disa studimeve thuhet, se sistemi juaj imunitar është më i dobët dhe ju bëheni më të ndjeshëm ndaj ftohjeve dhe gripeve. /Gazeta Express

TAGS